Sonte do të mësohen finalistët edhe në Ligën e Evropës dhe në Ligën e Konferencës

Sonte do të mësohen finalistët edhe në Ligën e Evropës dhe në Ligën e Konferencës

Pas Ligës së Kampionëve, sonte do të mësohen finalistët edhe në dy garat tjera të futbollit evropian, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Në Ligën e Evropës na presin dy ndeshje mjaft interesante dhe emocionuese.

Dueli mes Sevillës dhe Juventusit sigurisht se do të jetë kryesori në gjysmëfinalen e kësaj gare.

Skuadrat barazuan 1:1 në Itali dhe sonte do ta kërkojnë një biletë për në finale pasi do të përballen mes vete në Spanjë.

Ekipi andaluzian do të mundohet ta shfrytëzojë përvojën dhe suksesin në këtë garë, ndërsa Juve dëshiron ta shpëtojë sezonin përmes këtij trofeu.

Në ndeshjen tjetër, Bayer Leverkuseni do ta kërkojë përmbysjen e rezultatit ndaj Romës, e cila e fitoi lojën e parë, 1:0.

Nga ana tjetër, “Giallorossi” të udhëhequr nga strategu Jose Mourinho do të shkojnë në Gjermani për ta mbrojtur rezultatin nga ndeshja e parë në kryeqytetin italian.

Këto dy ndeshje do të fillojnë në orën 21:00.

Ndërkohë, sonte na presin dy ballafaqime edhe në Ligën e Konferencës.

Baseli i Taulant Xhakës do të mundohet ta ruajë kapitalin e krijuar në Itali ndaj Fiorentinës, të cilën e kishte mundur 2:1, për ta siguruar finalen në lojën e sontme në Zvicër.

Në takimin tjetër, AZ Alkmaar do ta tentojë përmbysjen ndaj West Ham Unitedit.

Anglezët e kishin fituar lojën e parë në shtëpi 2:1 dhe kanë shkuar në Holandë për ta ruajtur avantazhin dhe për të avancuar në finale.

Edhe këto dy ndeshje do të nisen në orën 21:00. 

Related Articles