Me një numër të vogël të deputetëve ka nisur seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë seancë pos deklarimeve jashtë rendit të ditës, do të ketë pyetje parlamentare e debat parlamentar, ndërsa është paraparë shqyrtimi i disa projektligjeve.
Në sallën e Kuvendit aktualisht ndodhen pak deputetë, e kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ftoi të vijnë nëpërmjet ziles.
Për debatin parlamentar rreth politikës së jashtme, të thirrur nga PDK-ja, deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri, deklaroi se nuk është e arsyeshme të diskutohet pa prezencën e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla. / Gazeta Enigma.