Dedaj në Hagë: “Nuk kam qenë normal”, “Nuk e di pse jam gjallë”

Dedaj në Hagë: “Nuk kam qenë normal”, “Nuk e di pse jam gjallë”

Ndryshimi i ca deklaratave nga çfarë Gjergj Dedaj kishte folur më herët para hetuesve dhe prokurorisë, e sot në gjykatoren e Speciales, e ka shtyrë prokuroren Deborah Mayer t’ia rikujtojë dëshmitarit të 33 të tyre që më parë kishte dhënë deklarata nën betim, madje edhe kishte nënshkruar pasi i ishin lexuar ato, dhe për mos-vërtetësinë e tyre mund të ndiqet penalisht.

Nga këtu e tutje Dedaj ka dhënë deklarata interesante, se pas luftës ka kaluar nëpër periudha të vështira dhe nëpër gjendje të rënduar andaj nuk është se e ka thënë plotësisht të vërtetën.

“Nuk kam qenë normal dhe në gjendje me thanë të vërtetën” – tha Dedaj në një moment, njofton Klan Kosova.

“Edhe sot që jam këtu thash që jam kufomë edhe s’kam asnjë vlerë nuk e di pse jam gjallë, nuk ligshtohna se jam shumë i guximshëm, jam i përgatitur për jetën, mirëpo asnjëherë, por asnjëherë ta etiketoj dhe ta njollos ushtrinë titanike, epike, heroike, ndër më të pastrat, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.”

Gjergj Dedaj deklaroi se nuk ka pasur avokat e as nuk është këshilluar me dikë gjatë dëshmive të mëparshme, çka sipas prokurores Mayer kjo i ishte ofruar me kohë e sipas ligjit.

Related Articles