Në Gjykatën Speciale është caktuar paneli që do të merret me apelin e ish-krerëve të UÇK-së për disa defekte në aktakuzën ndaj tyre.
Paneli i Apelit është caktuar të enjten nga Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Në Panelin e Apelit janë caktuar gjyqtarët: Michele Picard, Emilio Gatti, Nina Jorgensen.
Ndryshe, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit i është lejuar që për disa çështje të ngritura nga ta, të apelojnë vendimin në mocionet që pretendojnë defekte në formën e aktakuzës ndaj tyre.
Vendimi është marrë nga gjyqtari francez i procedurës paraprake, Nicollas Guillou.
Kësisoj, Rexhep Selimit i është lejuar apeli për çështjet nga tre deri në shtatë.
Jakup Krasniqit i është lejuar apeli i çështjeve të parë, dytë, pestë, gjashtë, shtatë, nëntë dhe 10. Po ashtu, Krasniqit i është lejuar apelin ë çështjen tre dhe katër si të riformuluara.
Ndërkaq, ish-presidentit Thaçi i është lejuar apelin nga çështja tre deri në çështjen gjashtë, si dhe nga nëntë deri në 15.
Gjykatësi paraprak ka refuzuar që të jap leje për apelim për çështjen e parë dhe të dytë të Selimit, për çështjen e tetë të Krasniqit, si dhe për çështjen e parë, dytë, shtatë dhe tetë të Thaçit.
Vendimin mbi argumentet e lejuara të apelit mund ta gjeni duke klikuar KËTU.
/Gazeta Enigma/