Udhëheqësi i seancës së sotme të Kuvendit, deputeti Avni Dehari, ftoi krerët e gjitha partive për konsultim para nisjes së seancës, shkruan Gazeta Enigma.
“Kam nevojë që së bashku t’i thërras përfaqësuesit e partive politike në një sallë tjetër, që të konsultohemi se si të vazhdojmë tutje”, tha Dehari.
Ai thotë që këtë thirrje po e bënë që “të mos bëjmë ndonjë shkelje të Kushtetutës”, “unë po e shoh kështu të nevojshme”, tha ai.
LEXO EDHE: Kurti as sot nuk tregon nëse Vetëvendosje i ka votat e nevojshme
Nga opozita dëgjoheshin zëra që e kundërshtonin këtë proces.
Në sallë janë 118 deputet. / Gazeta Enigma.
Dehari fton përfaqësuesit e partive politike të konsultohen
