Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj deklaratave të SBASHK-ut për mungesë të dialogut.
Nagavci theksoi se ditëve të fundit ka parë deklarata të Sindikatës së Arsimit për mungesë dialogu me ta, për të cilat theksoi se nga marrja e detyrës ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të tyre, ndërsa sipas i kanë adresuar të gjitha çështjet e ngritura.
Nagavci në një postim në Facebook shkruan se nuk ka asnjë çështje që në takimet e tyre është ngritur dhe që nuk është adresuar, pasi siç tha ajo “jemi të vendosur që përveç rregullimit të cilësisë në arsim, të merremi edhe me çështjet e ngutshme që kryesisht janë si rezultat i neglizhencës mbi 20 vjeçare”.