Deklarohet asamblisti i LDK-së që u përfshi në përleshje me Fehmi Kupinën

Deklarohet asamblisti i LDK-së që u përfshi në përleshje me Fehmi Kupinën

Asamblisti i LDK-së Sami Salihu, ka reaguar pas incidentit të sotëm me kryesuesin e Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina.

Salihu tha se nuk e ka sulmuar askënd me shishe.

Ai theksoi se reagoi vetëm për t’u mbrojtur.

“Sot u sulmova papritmas dhe reagova vetëm për t’u mbrojtur. Kamerat e vendit të ngjarjes do ta tregojnë të vërtetën dhe unë do të bashkëpunoj plotësisht me organet hetimore. Dhuna, sidomos ajo pas shpine, është e papranueshme”, tha Salihu.

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  në reagimin e tij iu kërkoj falje të gjithë qytetarëve.

“Ju kërkoj falje familjarëve të mi, shoqërisë dhe mbi të gjitha qytetarëve që janë shqetësuar nga kjo situatë. Kjo nuk është natyra ime dhe nuk pasqyron as vlerat që përfaqësoj. Ajo që ndodhi ishte pasojë e provokimeve, ofendimeve dhe sulmit të padrejtë ndaj meje”, theksoi ai.

“Unë do të vazhdoj të qëndroj drejt, me dinjitet dhe me përkushtim ndaj qytetarëve që më kanë besuar. Askush nuk ka të drejtë të godasë pas shpine, dhe askush nuk do të më ndalë të punoj me përgjegjësi për Prishtinën”, deklaroi asamblisti i LDK-së Sami Salihu.

Related Articles