Deklarohet Kurti pas vizitës së senatorëve amerikanë, fuqizohet partneriteti dhe aleanca me ShBA-në

Deklarohet Kurti pas vizitës së senatorëve amerikanë, fuqizohet partneriteti dhe aleanca me ShBA-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Ai pas vizitës së tyre, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se në këto dy vite, është fuqizuar partneriteti dhe aleanca me ShBA-në.

“Në këto dy vite e kemi fuqizuar partneritetin dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke zgjeruar fushat e bashkëpunimit bilateral, sidomos në mbrojtje dhe energji. Vizitat e shpeshta na i konfirmojnë dhe fuqizojnë lidhjet e thella ndërmejt dy vendeve tona”, ka shkruar Kurti.

Related Articles