Deklarohet Sveçla pas vizitës në veri: Punë e zakonshme në orar të punës

Deklarohet Sveçla pas vizitës në veri: Punë e zakonshme në orar të punës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka realizuar një vizitë në veri të vendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Sveçla këtë vizitë e ka realizuar në ish-objektin e komunës paralele në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri.

“Punë të zakonshme në orar të punës”, u përgjigj ministri para gazetarëve sipas Indeks Online.

Kujtojmë se ky objekt gjatë ditës së djeshme (e mërkurë, 16.10.2024) u mbyll nga Policia e Kosovës përmes një aksioni.

Në këtë komunë njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në objektet ilegale janë lëshuar dokumente të falsifikuara.

Bashkë me Xhelal Sveçlën ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. /Gazeta Enigma/

Related Articles