Del një propozim pesë pikësh për ndaljen e grevës në Kosovë

Del një propozim pesë pikësh për ndaljen e grevës në Kosovë

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka propozuar një formë për ndërprerjen e grevës.

Pika e parë, sipas Rukiqit, është që BSPK të thërras takimin e Këshillit Ekonomik Social me tri palë që janë pjesë e Këshillit: Punëdhënësi, punëtori dhe qeveria.

Pika e dytë, Rukiqi thotë se është negocimi dhe diskutimi për kushtet e ndërprerjes së grevës në Këshillin Ekonomik Social.

Ndërkaq si pikë e tretë radhitet nevoja që organizatat vendore dhe ndërkombëtare të jenë pjesë e diskutimit.

Pika e katërt është “marrëveshja e negociuar në KES dërgohet për aprovim në Qeveri dhe vendimet implementohen në afatin më të shpejtë të mundshëm”.

Ndërsa Rukiqi thotë se marrëveshja mund të duket kështu: 50 euro shtesë deri në dhjetor, 100 euro deri në mars, ndërsa më pas të hyjë në fuqi projektligj për pagat dhe “korigjim të pagave në baza vjetore, të indeksuara sipas normës vjetore të inflacionit”.

Related Articles