Delegohen gjyqtarët për xhiron e 23-të në Superligë, ja kush i drejton ndeshjet kryesore
Janë deleguar gjyqtarët për xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës e cila luhet të shtunën dhe të dielën.
Vëmendja kryesore pritet të jetë të dielën në ndeshjen Ballkani – Llapi që luhet nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Këtë ndeshje do ta drejtoj gjyqtari Genc Nuza i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Granit Hyseni.
Kurse ndeshjen Gjilani – Ulpiana do ta drejtoj gjyqtari Mentor Ajeti i asistuar nga Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova, shkruan Gazeta Enigma.
Më poshtë mund t’i shihni delegimet e plota për xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës në futbolll: