Federata e Futbollit e Kosovës i ka deleguar gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligë, shkruan Gazeta Enigma.
Xhiro e 11-të do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën.
Të shtunën janë në program dy ndeshje, kurse të dielen tri.
Të shtunën vëmendja pritet të jetë në përballjen Dukagjini – Drita.
Në këtë takim drejtësinë do ta ndajë Ilir Mehmeti i asistuar nga Fatmir Sekiraqa dhe Arbnor Bullatovci.
Dardan Çaka do të jetë gjyqtar kryesor në takimin Malisheva – Gjilani që luhet të dielën nga ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj”.
Më poshtë mund t’i shihni të gjitha delegimet e plota për xhiron e 11-të: