Delegohen gjyqtarët për xhiron e 15-të, Dardan Çaka e ndanë drejtësinë në derbin Drita – Ballkani

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 15-të, Dardan Çaka e ndanë drejtësinë në derbin Drita – Ballkani

Federata e Futbollit e Kosovës i ka deleguar gjyqtarët për xhiron e 15-të në Superligë.

Xhiroja e 15-të pritet të jetë interesante duke na sjell ndeshej interesante si Prishtina – Gjilani dhe Drita – Ballkani.

Tri ndeshje do të luhen të shtunën, Trepça ’89 – Drenica, Dukagjini – Malisheva dhe Prishtina – Gjilani.

Visar Kastrati do ta ndajë drejtësinë në derbin Prishtina – Gjilani I asistuar nga Bujar Selimaj dhe Alban Ejupi.

Dardan Çaka do ta thotë fjalën kryesore në ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje mes Dritës dhe Ballkanit që luhet të dielën nga ora 13:00, raporton Gazeta Enigma.

Të dielën po ashtu luhet edhe takimi Llapi – Ferizaj.

Gazeta Enigma ua sjellë delegimet e plota për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll./GAZETA ENIGMA/

Related Articles