Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë delegimin e gjyqtarëve për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Xhiroja e 26-të në Superligë do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën.
Ndeshje kryesore të shtunën është ajo mes Malishevës dhe Gjilanit.
Në këtë ndeshje, drejtësinë do ta ndajë Gramos Shala i asistuar nga Edmond Zeqiri dhe Gzim Mehmeti.
Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në derbin Drita – Prishtina që luhet të dielën nga ora 13:00.
Gazeta Enigma ua sjellë të gjitha delegimet për xhiron e 26-të në Superligë: