Januzaj kthehet te Belgjika pas një kohe të gjatë

Januzaj kthehet te Belgjika pas një kohe të gjatë

Adnan Januzaj është rikthyer te Kombëtarja e Belgjikës.

Sulmuesi i Real Sociedadit është përfshirë në listën e trajnerit Roberto Martinez.

Martinez i ka ftuar 26 futbollistë për ndeshjet miqësore që Belgjika do t’i luajë në fund të këtij muaji.

Belgët do të përballen më 26 mars me Irlandën, kurse tri ditë më vonë do të luajnë kundër Burkina Fasos.

Sulmuesi me origjinë nga Kosova, ka treguar formë të mirë në këtë sezon me skuadrën e Sociedadit./GazetaEnigma/

Related Articles