Deliu-Kodra: Në KQZ ka ndërhyrje politike

Deliu-Kodra: Në KQZ ka ndërhyrje politike

Blerta Deliu-Kodra, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në shqyrtimin e raportit për vitin 2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se ky komision ka punë të mirë mirëpo kohët e fundit po ka ndërhyrje politike.



Deliu-Kodra në komisionin për legjislacionin tha se shkarkimi i Valdete Dakës nga presidentja Vjosa Osmani ka qenë në mënyrë jokushtetuese. Ajo shtoi se e para e vendit nuk po lejon anëtarin e PDK-së në Komision ndërsa ka dyshime që po tenton që padrejtësisht të emërojë një anëtare nga Lista Guxo.

Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa tha se Osmani e Kurti janë duke e dëmtuar KQZ-në.

Ndërsa kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, tha se organizimi i zgjedhjeve në pandemi ka qenë sfidues edhe për punën e KQZ-së.

Ai tha se shumë punë që janë bërë në KQZ nën kryesimin e Valdete Daka, por shtoi se sfidat e punës së KQZ janë të ndryshme, ku edhe përmendi dy nga to, mosndryshimi i ligjit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale, dhe mosintegrimi unik i adresave në listën e votuese.

Deputeti nga VV, Artan Abrashi tha se nuk do të merret sot me të kaluarën në KQZ, por shtoi se vendimet në këtë institucion kanë qenë të dëmshme.

Related Articles