“Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është kryer me sukses”

“Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është kryer me sukses”

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, ka pritur sot ambasadoren e sapoemëruar të Kosovës në këtë shtet, Ariana Zherka Hoxha, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për çështjen e demarkacionit mes dy vendeve.

Shefi i diplomacisë malazeze i ka uruar ambasadores Hoxha një mision të suksesshëm diplomatik në Mal të Zi, duke shprehur besimin se bashkëpunimi i hapur dhe intensiv mes dy vendeve do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të saj.

Sipas njoftimit nga MPJ e Malit të Zi, ministri Raduloviq vlerësoi se marrëdhëniet përmbajtësore ndërmjet dy vendeve vërtetohen me faktin se në vitin 1999 Mali i Zi hapi dyert për 200 mijë refugjatë kosovarë, gjë që tregoi përkushtimin e vendit tonë për ruajtjen e harmonisë multietnike.

“Si vendi më i vogël në rajon, Mali i Zi është shumë i përkushtuar ndaj bashkëpunimit të mirë rajonal, stabilitetit dhe paprekshmërisë së kufijve të përcaktuar reciprokisht”, citohet të ketë thënë Raduloviq.

Në këtë kuptim, shefi i diplomacisë malazeze si shembull të bashkëpunimit të mirë e vuri në dukje nënshkrimin e Marrëveshjes për kufirin mes dy vendeve në qershor të vitit 2018, me të cilën përfundoi me sukses çështja e demarkacionit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

Më tetj thuhet se në takim u theksua se organizimi i konsultimeve politike ndërmjet ministrive do të kontribuonte në intensifikimin e bashkëpunimit dhe forcimin e bashkëpunimit kontraktual dhe ligjor mes dy vendeve.

Në këtë drejtim, u shpreh pritshmëria që të dyja palët në periudhën e ardhshme të punojnë në mënyrë aktive për harmonizimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve me rëndësi reciproke, me theks në drejtësi, financa, shkencë, sport dhe shëndetësi.

Me mirënjohje për mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në kuadrin e bashkëpunimit shumëpalësh, Hoxha tha se të dy vendet ushqejnë marrëdhënie të mira, duke shtuar se fokusi i mandatit të saj do të jetë përmirësimi i mëtejshëm i tyre.https://2cd16f49e84e7dc0d386b45c74215385.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Ajo theksoi se një numër i madh i qytetarëve të Kosovës vizitojnë Malin e Zi, të cilin e perceptojnë si një destinacion tërheqës turistik, por edhe një vend të afërt dhe mik.

Ministri Raduloviq ritheksoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka alternativë dhe se forcimi i sigurisë së rajonit është një parakusht kyç për përparimin tonë të mëtejshëm në rrugën evropiane, thuhet në komunikatën e MPJ të Malit të Zi. 

Related Articles