Dënohet ashpër arrestimi i dhunshëm i kameramanit Selitaj nga Policia

Dënohet ashpër arrestimi i dhunshëm i kameramanit Selitaj nga Policia

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar arrestimin e kameramanit Albion Selitaj, gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në zyret e “AgroKosova Holding”, raporton Gazeta “Enigma”.

AGK ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kameramanit të agjencisë së lajmeve Ekonomia Online.

“Policia e ka arrestuar sot në Suharekë kamermanin e agjenicsë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrëm e tij, duke raportuar nga aksioni i Policisë në NBI “Suhareka”. AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij. AGK-ja pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve medial në ngjarje të tilla”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Pas arrestimit të kamermanit Selitaj, ka reaguar edhe Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, e cila poashtu e ka dënuar ashpër këtë rast.

“Absolutisht i papranueshëm arrestimi i kameramanit të Ekonomia Online Albion Selitaj në operacionin e policisë.Qysh arrestohet kameramani more? Qysh kështu? A e dini në cilat shtete arrestohen kameramanët? E pashë videon, djali ke tu vepru në pajtim të plotë me etikën e mediave.Një grup i madh i policëve me forcë e larguan nga vendi i ngjarjes, sikur ai të ishte ndonjë mafioz me rrezikshmëri të lartë”, ka thënë ajo.

Tutje ajo shtoi se “Policët s’guxojnë me gisht me i prek gazetarët dhe kameramanët kur janë duke e kryer detyrën.Turp turp turp për policinë. Drejtori i policisë duhet me japë llogari të detajuar se përse policët e tij i pengojnë mediat. Inspektorati Policor i Kosovës duhet të reagojë urgjentisht ex officio”. /Gazeta Enigma.

Related Articles