Departamenti Amerikan pyetet se si do ta detyrojnë Kurtin t’i dëgjojë për dinarin?

Departamenti Amerikan pyetet se si do ta  detyrojnë Kurtin t’i dëgjojë për dinarin?

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se do i përgjigjen me diplomaci, politikës së kryeministrit Albin Kurti sa i përket mosdëgjimit të kërkesave të aleatëve për dinarin serb.

”Pra, përveç fjalëve, çfarë mjetesh të tjera synoni të përdorni më pas për ta detyruar Kurtin t’i ndalojë veprimet e tij të njëanshme, duke qenë se në fund të fundit kjo është një pyetje që i shqetëson taksapaguesit amerikanë?”, u pyet nga një gazetare, zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller.

”Kështu unë do të them se ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci për ta zgjidhur dhe – për ta zgjidhur këtë çështje, dhe ne duam që të dyja palët të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe përtej kësaj, nuk dua të parashikoj ndonjë hap specifik nga këtu”, tha Miller.

Related Articles