Deputetët e Kuvendit mbajnë një minutë heshtje për zyrtarin e FSK-së që vdiq të shtunën në aksident

Deputetët e Kuvendit mbajnë një minutë heshtje për zyrtarin e FSK-së që vdiq të shtunën në aksident

Seanca e Kuvendit e së hënës ka nisur me një minutë heshtje për zyrtarin e FSK-së që vdiq të shtunën, Liman Musliu, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e kërkoi shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas koordinimit me shefat e grupeve tjera parlamentare.

Musliu shërbente si zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Related Articles