Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme të rregullt plenare, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën, raporton Gazeta “Enigma”.
Deputetët thanë se “qëndrojnë me Ukrainën”, ndërsa u mbajt edhe një minutë heshtje në nderim të civilëve të vrarë ukrainas në një javë pushtim.
Në Kuvend është paraparë të diskutohet dhe miratohet një rezolutë për t’i kërkuar pesëshes së vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë. / Gazeta Enigma.