Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker e cilëson procesin e Berlinit një sukses të madh, teksa falënderoi Kosovën që zhbllokoi marrëveshjen e CEFTA-s.
Sa i përket dialogut, Hacker vlerësoi në një intervistë për A2 CNN, se duhet një qasje e re dhe se Lajçak nuk ka qenë i drejtë. Sipas tij, masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të hiqen menjëherë, përcjellë Gazeta Enigma.
Duke kritikuar ato që i sheh si veprime jo demokratike e të dëmshme të Serbisë, deputeti gjerman thotë se për të hyrë në BE, vendi duhet ta njohë Kosovën.