Deputeti i AAK-së: Situatë e jashtëzakonshme në Skenderaj, Qeveri vepro

Deputeti i AAK-së: Situatë e jashtëzakonshme në Skenderaj, Qeveri vepro

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Skenderaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kurti që të veprojë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se dëmi nga vërshimet është i madh ndërsa veprimi i shtetit është i vogël.

“Në Skenderaj situata është e rëndë, në fakt është e jashtëzakonshme. Përmbytjet në këtë qytet si dhe në komunat tjera e kanë për nevojë dorën e shtetit dhe shêrbimin e ndihmën e shpejt dhe emergjente. Nuk kam dilema se bashkëqytetarë nga e gjithë Kosova do ta ndihmojnë Skenderajn, familja ime do ta bëjë. Mirëpo, dëmi është i madh e reagimi i shtetit është i vogël. Qeveri Vepro!” – ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë se sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar komunën e Skenderajt e cila ishte më e prekura nga vërshimet e ditëve të fundit në Kosovë.

Nga PDK këtë vizitë e kanë cilësuar të vonshme. / Gazeta Enigma.

Related Articles