Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka kërkuar presidentes Osmani ta kundërshtoj shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ajo tha se Osmani duhet të dalë ta mbrojë interesin e qytetarëve të Kosovës.
“Presidente, dil dhe kundërshtoje shtrenjtimin e energjisë elektrike. Presidente, mos rri në rrugën e Kryeministrit Kurti. Paralajmërimi i tij se nuk ka zgjidhje tjetër përveç shtrenjtim të energjisë elektrike, nuk duhet të vlejë si parashkrim i qëndrimit tend”, shkruan Deliu-Kodra. /Gazeta Enigma/.