Deri në fund të vitit vijnë edhe 1.3 milion vaksina kundër COVID në Shqipëri

Deri në fund të vitit vijnë edhe 1.3 milion vaksina kundër COVID në Shqipëri

Pas prezantimit të programit Qeverisë Rama 3 për katër vitet e ardhshme, Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sërish seancën me pjesën e dytë, ku po zhvillohen debate politike.

Pyetja drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhet me menaxhimin e pandemisë COVID-19, vaksinimin dhe masat që Qeveria shqiptare do të marrë në përballimin e situatës.

Në fjalën e saj ministrja Manastirliu u shpreh se qeveria ka marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur pandemisë, edhe për të përballuar periudhën vjeshtë-dimër.

“Vaksinohuni. Është kjo thirrja që ministrja ka për të gjithë qytetarët, ndërkohë që deklaroi se synimi i institucioneve të shëndetësisë është të rriten vaksinat dhe pritet që deri në dhjetor në kuadër të marrëveshjeve pritet të arrijnë edhe 1.3 milion të tjera vaksinash, pasi fokusi është vaksinimi i gjithë popullatës”, tha ajo.

Manastirliu ripërsëriti objektivin se në pranverën e 2022 të kemi të vaksinuar të gjithë popullatën mbi 16 vjeç. 

Related Articles