Mbi 20 mijë persona në Kosovë janë vaksinuar në 24 orët e fundit

Mbi 20 mijë persona në Kosovë janë vaksinuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës anti-COVID.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 399.341 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 6.882 testime, prej tyre 368 persona kanë rezultuar pozitiv, 14 persona kanë ndërruar jetë dhe 1.382 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

Related Articles