Rriten pritjet në pikëkalimet kufitare të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Merdarë pritjet për në dalje kanë shkuar deri në katër orë, kolona është në 1.7 kilometra.
Deri në 2 orë e gjysmë për ta lëshuar Kosovën ka edhe tek Dheu i Bardhë.
Ndërsa, në pikën kufitare në Mutivodë pritjet për ta lëshuar Kosovën janë mbi një orë e gjysmë, kurse në Jarinjë deri në një orë. Pritje ka edhe në Muçibabë që është gjysmë ore. /Gazeta Enigma/