Qytetarët do të paguajnë më pak për karburantet gjatë ditës së sotme, pas vendimit të ri të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për uljen e çmimeve maksimale të lejuara të derivateve.
Sipas tarifave të publikuara, çmimi maksimal i naftës është përcaktuar në 1.43 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.35 euro për litër.
Krahasuar me një ditë më parë, nafta është liruar për 2 centë për litër, ndërsa benzina ka shënuar një ulje edhe më të madhe, prej 3 centësh për litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë deri në publikimin e vendimit të ardhshëm nga autoritetet përgjegjëse.

Ulja e fundit vjen në një periudhë kur tregu i derivateve po përcillet me luhatje të vazhdueshme, ndërsa qytetarët dhe bizneset shpresojnë që trendi i rënies së çmimeve të vazhdojë edhe në ditët në vijim
