Dëshmitari 5 thotë se anëtarë të UÇK-së morën të afërmit e tij: Desha të di pse i morën

Dëshmitari 5 thotë se anëtarë të UÇK-së morën të afërmit e tij: Desha të di pse i morën

Dëshmitari i pestë në Hagë po vazhdon dëshminë e tij ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Ai dje kishte deklaruar se anëtarë të UÇK-së ia kanë marrë të afërmit e tij, derisa prokurorja sot ka vazhduar me pyetje në lidhje me këtë dëshmi të tij.

I pyetur nga prokuroria se a i shkoi ai prapa pasi siç tha ai, anëtarë të UÇK-së ia morën të afërmit e tij, ai u përgjigj se po, ka shkuar.

Dëshmitari pesë u shpreh se këtë veprim e bëri për  të kuptuar se siç i shpreh ai, pse i morën ata.

“Me këqyr çka u bo, pse i morën”, u shpreh ai.

Related Articles