Dëshmitari i tretë për Thaçin nis sot dëshminë në Hagë

Dëshmitari i tretë për Thaçin nis sot dëshminë në Hagë

Pas dëshmisë së ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin dhe ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje, sot nisë dëshminë edhe dëshmitari i tretë.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të dëgjohet dëshmia e një britaniku, dëshmitar i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Seanca pritet të nisë nga ora 09:00.

Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim. Ndërsa dy të tjerë janë nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimti nuk ka ende të paraqitur dëshmitar.

Related Articles