Gjatë ditës Gazeta Enigma ka raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Gadime, ku kanë mbetën të lënduar tre mërgimtarë, e njëri prej tyre, 12 vjeçar vdiq.
Ardi Ajeti, banor i fshatit Gadime, i cili ka qenë ndër të parët që ka ofruar ndihmën pas aksidentit ka thënë se ndihma e shpejtë është vonuar për të dhënë shërbimin e duhur për më shumë se dy orë.
“Rreth orës 14:10 minuta ka ndodhur një vetëaksident ku për fat të keq ka mbetur i vdekur një 13 vjeçar dhe dy të lënduar”, tha ai.
I kemi thirr policinë, janë vonuar tepër shumë. Ambulanca rreth 2 orë e gjysmë u vonua derisa ka ardh, bile-bile më shumë mos është vonuar që s’jemi të kënaqur për këtë punë”, shtoi ai në RTV Dukagjini.
Tutje ai ka shtuar se edhe policia është vonuar mbi 30 minuta për të arritur në vendngjarje.
“Nuk na lanë (policia) me bo vetëshërbim me iu dhanë ndihmë”, tregoi Ajeti. Policia është vonuar mbi 30 minuta. Lipjani nuk është aq larg për me u vonua aq shumë. Në këtë pjesë s’ka kontroll policia dhe ka aksidente të shumta”, shtoi ai.
LEXO EDHE: Një i vdekur në një aksident trafiku në Gadime të Lipjanit