Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve sot është dëgjuar dëshmia e dëshmitares së radhës në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së.
Dëshmitarja e 17-të është nga nacionaliteti serb, Dragica Bozhaniq dhe u shfaqë para trupit gjykues në Hagë pa masa mbrojtëse.
Ajo nga të rrallët që ka pranuar të dëshmojë pa masa mbrojtëse.
Çka tha ajo gjatë dëshmisë:
Ajo ka pretenduar se që nga koha e luftës nuk i kishte parë më bashkëshortin dhe djalin dhe se UÇK-ja ka gisht në zhdukjen e tyre.
Dëshmitarja serbe e ka pranuar se para sulmit nga pjesëtarët e UÇK-së, serbët civilë të asaj ane, ishin armatosur nga Serbia.
Kjo pasi Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e ka pyetur teksa e ka përballur edhe me disa deklarata të kaluara.
Ai e ka pyetur për armatimin që kishin serbët e asaj zone dhe a e kishin marrë nga forcat serbe.
Dëshmitarja serbe e ka pranuar se para sulmit nga pjesëtarët e UÇK-së, serbët civilë të asaj ane, ishin armatosur nga Serbia.
Bozhaniq e ka pohuar faktin se serbët në fshatin e saj, Zoqisht, ishin të armatosur.
“Kur filluan të shtenat ju e kuptuat që serbët kishin armë më vete?”, pyeti Kehoe, ndërkaq përgjigja e Bozhaniq ishte “Po”.
Ajo madje ka thënë se serbët civilë kishin edhe jelekë ushtarakë me vete.
Në këtë proces gjyqësor deri tani janë dëgjuar gjashtëmbëdhjetë dëshmitarë të ZPS-së, vetëm dy prej tyre pa masa mbrojtëse dhe në seanca të hapura për publikun.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.