Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu kanë njoftuar nga Kuvendi i Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se mbledhja e sotme e Kryesisë e paraparë të mbahet në orën 11:00, është anuluar për shkak të mungesës së kuorumit.
“Nuk mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kuvendi.