Dështon sërish votimi i buxhetit për vitin 2025 në Gjilan

Dështon sërish votimi i buxhetit për vitin 2025 në Gjilan

Ka dështuar për të dytën herë gjatë kësaj jave që të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila ishte ftuar nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, me pikën e vetme të rendit të ditës miratimin e buxhetit për vitin 2025, raporton Gazeta Enigma.

Deputeti me i vjetër i kuvendit komunal që e udhëhoqi këtë seancë në mungesë të kryesuesit, Ismajl Kurteshi, ka bërë thirrje që buxheti i komunës të votohet për të mirën e qytetarëve.

“Nuk ka të pafajshëm këtu. Leni konferencat për shtyp dhe paraqitjet se e doni Gjilanin e se doni Gjilanin. Fajtor janë të gjithë, unë kërkoj nga kryetari i komunës që ta kuptojë se ka drejtë me propozuar buxhetin por duhet të harmonizohet me opozitën.

Pas dështimit të seancës kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka mbajtur një konferencë për media, ku ka hedhur akuza mbi opozitën dhe kryetarin Kadriu. Ai tha se Kadriu nuk e ka ftuar seancën pavarësisht kërkesës së ekzekutivit.

Për dështimin, Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka akuzuar pos kryetarit të Kuvendit edhe partitë opozitare, Lidhjen Demokratike dhe Partinë Demokratike.

“Kam frikë se mënyra si po duan ta aprovojnë buxhetin do të jetë e kundërligjshme”, tha ai.

Tutje ai iu bënë thirrje që të vijnë në seancën e radhë nga ora 16:00, ndërsa opozita ka kërkuar që seanca të zhvillohet më 27 shkurt të këtij viti.

Kujtojmë se kanë mbetur edhe dy ditë të votohet buxheti dhe të kalohet në çështje të tjera. /Gazeta Enigma/

Related Articles