Kuvendi i Kosovës nuk kishte kuorum që të votojë projektligjet që janë në rend dite.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, kërkoi nga deputetët që të votojnë 16 amendamentet e Projektligjit për provimin e jurisprudencës.
Blerta Deliu- Kodra në emër të grupit punues, të Komisionit për Legjislacion tha se komisioni ka vlerësuar se është e nevojshme të bëhen disa amendamente-.
Sipas saj, Komisioni i ka miratuar amendamentet për provimin e jurisprudencës.
Për votimin e kësaj pike, Konjufca tha se nuk ka kuorum për shkak se një pjesë e deputetëve nuk po votojnë.Pas kësaj pike, është vazhduar me shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
Konjufca tha se nuk ka kushte që Kuvendi t`i vazhdojë punimet pasi janë të pranishëm vetëm 59 deputetë.
Kuvendi ka dal në pauzë deri në ora 14:00, kurse në rend dite janë edhe këto pika:
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.