Detaje nga aksidenti në “Arbër Xhaferi”, një i vdekur

Detaje nga aksidenti në “Arbër Xhaferi”, një i vdekur

Para pak minutash ka ndodhur një akisdent në autostradën “Arbër Xhaferi”, ku ka përfunduar me një të vdekur.

Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë).Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi

Sipas tij, policia është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident.

Related Articles