Mbrëmjen e së hënës, si pasojë e aksidentit në Llapushnik, dy persona mbetën të vdekur, raporton Gazeta Enigma.
Viktimat janë burrë e grua. Kjo bëhet e ditur në telegramin e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Kurse, i lënduar rëndë ka mbetur djali i tyre, Fatlumi.
Njoftimi:
Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Gashi nga Llapushniku
Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Llapushnik, ku humbën jetën bashkëshortët Shemsi dhe Ajshe Gashi, ndërsa është lënduar djali i tyre, Fatlumi.
Kryetari Lladrovci i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, duke u dëshiruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe. Po ashtu, të lënduarit Fatlum Gashit i ka uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë.
Ngushëllime të sinqerta!