Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar telashe, e kanë eskaluar edhe në sulme e kërcënime.
Por ndryshe prej këtyre rasteve i ka ndodhur një 34-vjeçari në Prishtinë.
Huazimi i mijëra eurove dhe moskthimi i të hollave që ia kanë kërkuar dy persona i ka kushtuar me rrëmbim.
Sinjali ka mësuar se i riu është rrëmbyer para dy ditësh, nga një lokal dhe është dërguar në një fshat.
Motivi i rrëmbimit dyshohet të jenë mbi 3 mijë euro në lidhje me një biznes online për shitje në SHBA që palët ishin marrë vesh kohë më parë.
Por si ndodhi rasti?
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima fillimisht kishte komunikuar me të dyshuarin para një lokali në rrugën “Muharrem Fejza”, ku nga aty e kanë marrë me forcë në veturë dhe kanë shkaur në fshatin Shkabaj, ku sipas viktimës e kanë kërcënuar me vrasje në rast se nuk i kthen paratë, si dhe ia kanë marrë kartelën bankare.
Sinjali mëson se në dëshminë e tij të dhënë para Policisë, i riu ka deklaruar se rrëmbyesit e kanë dërguar edhe në banesën e tij, ku i kanë marrë gjësende që tejkalojnë vlerën e borxhit, e po ashtu edhe dokumente.
Përballë kësaj situate, ai ka vendosur që ta raportojë rastin në Polici, ku e ka përshkrua se si ka ndodhur ngjarja dy ditë radhazi. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili është vënë në dijeni për detajet e rastit kanë nisur hetimet ndaj dy të dyshuarve në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi”.