Detaje nga tragjedia në Prishtinë, e therura kishte kërkuar ndihmë në një ordinancë dentare

Detaje nga tragjedia në Prishtinë, e therura kishte kërkuar ndihmë në një ordinancë dentare

Pas ngjarjes së rëndë ku një grua dyshohet se u plagos nga burri i saj, i cili më pas e qëlloi veten dhe u gjet i vdekur nga Policia prej plagëve që i shkaktoi vetes, Klinika dentare në afërsi të cilës ndodhi tragjedia ka reaguar duke sqaruar opinionin se ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e tyre.

Nga kjo klinikë thonë se gruaja e plagosur kishte hyrë në ambientet e tyre ku i është dhënë ndihma e parë dhe janë njoftuar autoritetet.

“Klinika Dentare Alba Dent ndjen për obligim të informojë opinionin publik lidhur me një incident të rëndë që ndodhi sot dhe në të cilin përmendet emri i klinikës sonë në disa raportime mediatike. Rreth orës 15:00 një vajzë e plagosur me armë të ftohtë (thikë) ka hyrë në hyrjen e objektit ku ndodhet ordinanca jonë, duke kërkuar ndihmë dhe strehim. Stafi i AlbaDent ka reaguar menjëherë, duke i ofruar ndihëm e parë mjekësore dhe duke kontaktuar menjëherë shërbimin emergjent dhe Policinë e Kosovës.”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas kësaj Klinike, brenda pak minutash, ekipet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë situatën nën kontroll.

“Theksojmë qartë se ngjarja nuk ka ndodhur brenda ambiente të Klinikës Dentare Alba Dent. Kilinika jonë ka qenë vetëm vendi ku viktima ka kukuar ndihmë pas plagosjes. Falënderojmë stafin tonë për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë, si dhe autoritetet për veprimin e tyre të menjëhershëm.”, thuhet në reagim.

Rastin e e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjec, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles