Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e armës së zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë të premten mbrëma.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka treguar se është arrestuar i dyshuari i cili për shkaqe ende të panjohura kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave të cilët janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Në të njëjtin rast lëndime trupore nga thika kishte marr edhe një person tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit dh dy thikat.
Po ashtu nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.
I dyshuari pas interivstimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 27.08.2021 – 23:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe ende të panjohura kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë të cilët janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në të njëjtin rast lëndime trupore nga thika kishte marr edhe një person tjetër viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit dhe dy thika. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë, armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policsë së Kosovës.