Policia ka njoftuar se një zyrtar policor ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij dje në Gushtericë të Graçanicës, raporton Gazeta “Enigma”.
Viktima ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, ndërsa polici është arrestuar dhe me rastin po merret Inspektorati Policor i Kosovës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“VRASJE E RËNDË/Fsh. Gushtericë, Graqanicë, 07.05.2022 – 14:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (zyrtar policor) ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës mashkull kosovar (vëllait të tij). Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. I dyshuari është arrestuar, me rastin është duke u marr IPK (Inspektorati Policor i Kosovës)”, thuhet në njoftim / Gazeta Enigma.