Policia e Kosovës njofton se një person ka pësuar lëndime trupore, derisa i njejti thuhet se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nustret Gjurkaj, i cili tha se patrulla policore ka takuar viktimën.
“Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike, dhe ka ngecje në të folur”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor.
Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevantë policore, është informuar edhe njësitit i mjekësisë ligjore si dhe Prokurori i Shtetit, derisa rasti është nën hetime. /Gazeta Enigma/.