Të pemtën e 14 shkurtit presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë takuar në Mynih të Gjermanisë në Forumin e Sigurisë përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, raporton Gazeta “Enigma”.
Ky ishte takimi i parë mes tyre që nga marrja e detyrës së diplomatit danez.
Presidentja Osmani ka thënë se me Sorensenin diskutuan mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritëshmëritë nga dialogu i Brukselit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Osmani ka siguruar se Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët që procesi i dialogut të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës.
“Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.
Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, shkroi Osmani.
Kurse kryeministri Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social X ka treguar për tri kërkesat që i ka në dialog: Serbia duhet ta tërheq letrën e drejtuar EEAS në dhjetor të 2023, ta dorëzojë Milan Radoçiqin, dhe Marrëveshja duhet të nënshkruhet për të parandaluar shkeljet e ardhshme.
“Ne mbetemi të përkushtuar për zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe aneksit të saj. Serbia duhet të tërheqë letrën e saj të 13 dhjetorit 2023 drejtuar EEAS dhe të dorëzojë Milan Radoiçiq-in për të rikthyer besimin në dialog, ndërsa Marrëveshja duhet të nënshkruhet për të parandaluar shkeljet e ardhshme”, shkroi Kurti.
At #MSC2025, I congratulated the new EU Special Representative for the Dialogue, Peter Sørensen, on his new role and wished him success.
We remain committed to the full and swift implementation of the Basic Agreement and its annex. Serbia should withdraw its December 13, 2023,… pic.twitter.com/ie6KMX3RVy— Albin Kurti (@albinkurti) February 14, 2025
Ndërsa, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas këtyre takimeve, në platformën ‘X’, ku ka shkruar se nga takimet të gjithë kanë rënë dakord për nevojën për të ecur përpara.
“Ne të gjithë ramë dakord për rëndësinë e diskutimeve të hapura dhe nevojën për përparim,” ka shkruar Sorensen.
Welcome the opportunity at the #MSC2025 for first meetings with my partners from Kosovo, Ptd @VjosaOsmaniPRKS, PM @albinkurti, FM @gervallaschwarz, and Serbia, FM @markodjuric and MEI Tanja Miščević. We all agreed on the importance of open discussions and need for progress. pic.twitter.com/Lwc0a6E7gq— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) February 14, 2025