Digjen tri vetura në Leposaviq, policia jep detaje

Digjen tri vetura në Leposaviq, policia jep detaje

Në Leshak të Leposaviqiti, një burrë ka deklaruar se i janë përfshirë nga zjarri tri vetura, raporton Gazeta Enigma.

Ndërsa, në Tvrdane të Leposaviqit, një burrë ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e tij. I njëjti ka deklaruar se punon në një institucion të Kosovës dhe dyshon se incidenti lidhet me punën e tij.

Policia ka njoftuar se është duke i trajtuar këto raste.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Leshak, Leposaviq 15.04.2023 – 01:40. Policia është njoftuar nga një qytetar mashkull kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar rastin të cilin është duke e trajtuar.

Tvrdane, Leposaviq  15.04.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij. I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.

Related Articles