Zhduken dy vajza në Prishtinë

Zhduken dy vajza në Prishtinë

Dy raste të zhdukjes së personit janë adresuar në Polici, raporton Gazeta Enigma.

Në rastin e parë, nëna ka raportuar se vajza e saj nuk gjednet në shtëpi që nga 13 prilli dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Në rastin e dytë, babai ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia më 13 prill dhe se ka komunikuar me të përmes rrjeteve sociale. Ajo i ka thënë se është mirë, por nuk ia ka treguar vendndodhjen.

“PERSON I ZHDUKUR

·         Prishtinë 13-14.04.2023 – 21:00-04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nuk gjendet në shtëpi prej datës së lartcekur. Sipas ankueses deri me tani nuk kanë njohuri se ku mundet me qenë.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe vazhdon në procedurë hetimore.

·         Prishtinë 13.04.2023 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Ankuesi ka komunikuar me të përmes rrjeteve sociale ajo ka thënë e është mire por nuk ka treguar vendndodhjen. Rasti në procedurë hetimore.” / Gazeta Enigma.

Related Articles