Dinamo Zagreb – Chelsea dhe Dortmund – Kopenhaga: Përfundojnë pjesët e para me këto rezultate

Dinamo Zagreb – Chelsea dhe Dortmund – Kopenhaga: Përfundojnë pjesët e para me këto rezultate

Janë mbyllur pjesët e para në dy përballjet hapëse të edicionit të ri në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Dinamo Zagrebi po udhëheq 1:0 në “Maksimir” kundër Chelseat pas 45 minutave të para.

Orsiq, futbollisti kroat ka realizuar golin e vetëm të fraksionit të parë për skuadrën kroate. Ai shënoi në minutën e 13-të.

Pjesa e pare është mbyllur edhe në takimin tjetër midis Borussia Dortmundit dhe Kopenhagës.

Marco Reus dhe Guerreiro janë realizator për ekipin gjerman në minutën e 38-të dhe 42-të për epërsinë 2:0 ndaj Kopenhagës.

Nga ora 21:00, në program janë edhe gjashtë takime tjera në xhiron e parë të fazës grupore në ligën më prestigjioze evropiane për klube.

Related Articles