Dionis Avdijaj e ka nisur një aventurë të re në futbollin zviceran.
Pas paraqitjeve të mira me TSV Hartberg në Austri, Avdijaj është prezantuar tashmë te Zurichu.
Ish-futbollisti i Kosovës në 23 ndeshje me Hartbergun shënoi shtatë gola dhe dhuroi dy asisistime.
Avdijaj ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Zurichun dhe do të jetë pjesë e bardhekaltërve deri në qershor të vitit 2025.
Përveç Avdijajt që sot kompletoi transferimin, te Zurichu paraqitën edhe Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi, Blerim Xhemaili dhe Bledian Krasniqi.