Roberto: Kemi skuadrën prej më të mirave në Evropë, nëse jo më të mirën

Roberto: Kemi skuadrën prej më të mirave në Evropë, nëse jo më të mirën

Sergi Roberto është optimist për sezonin në ardhje.

Mesfushori i Barcelonës, Sergi Roberto ka dhënë disa komente lidhur me përforcimet dhe situatën e përgjithshme te skuadra katalane.

Ylli spanjoll beson se ‘Blaugrana’ kanë tashmë një prej skuadrave më të mira në Evropë, nëse jo më të mirën, prandaj duhet të synojnë të gjithë titujt.

“Ne kemi një nga skuadrat më të mira në Evropë, nëse jo më të mirën, dhe s’mund të ketë arsyetime”, ka thënë Roberto.

“Ka shumë kompeticione dhe do të jetë mirë për ne të luftojmë për të gjithë titujt, që është qëllimi ynë”, shtoi spanjolli.

Sergi Roberto ka vuajtur gjatë nga një lëndim dhe sezonin e kaluar kishte shumë pak minuta. Këtë sezon ai do të provojë të rifitojë pozitën e tij.

Related Articles