Diplomatët e BE-së, SHBA-së dhe Britanisë bojkotojnë fjalimin e ministrit të Jashtëm të Rusisë (VIDEO)

Diplomatët e BE-së, SHBA-së dhe Britanisë bojkotojnë fjalimin e ministrit të Jashtëm të Rusisë (VIDEO)

Dhjetëra diplomatë nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë larguar nga fjalimi i ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në forumin më të lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Siç shkruan Reuters, Lavrov po i drejtohej Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut nga distanca, pasi kishte anuluar pjesëmarrjen e tij më herët për shkak të asaj që misioni rus në Gjenevë tha të hënën se shtetet e BE-së po bllokonin rrugën e tij të fluturimit, përcjell Gazeta Enigma.

Po ashtu Sergei Lavrov në fjalimin e tij tha se Perëndimi nuk duhet të ndërtojë objekte ushtarake në asnjë vend të ish-Bashkimi Sovjetik.

Sipas Lavrov, Moska e konsideron të papranueshme që disa vende evropiane të strehojnë armë bërthamore të SHBA-së./Gazeta Enigma/

Related Articles