Zelensky para Parlamentit Evropian: Ukrainasit janë duke mbrojtur me jetë shtetin e tyre

Zelensky para Parlamentit Evropian: Ukrainasit janë duke mbrojtur me jetë shtetin e tyre

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur në Parlamentin Evropian për pushtimin rus.

Ai tha se shtetasit e tij janë duke e mbrojtur me jetë shtetin e tyre.

“Njerëzit e mi janë duke e mbrojtur me jetë shtetin e tyre, janë duke luftuar për liri, jam i lumtur me atë që kam parë deri më tani. I kënaqur me unifikimin e të gjithëve këtu”, u shpreh Zelensky.

“Askush nuk do të mund ta pushtojë, jemi duke luftuar në cdo skaj të Ukrainës, askush nuk do të mund të na thyej, jemi ukrainas, do të luftojmë deri në fund”.

Duke diskutuar sulmet me raketa në qytetin e dytë më të madh Kharkiv, ai tha se dhjetëra njerëz janë vrarë dhe shtoi: “Ky është çmimi i lirisë”.

Ai akuzoi Rusinë se synonte fëmijët ukrainas dhe tha se 16 ishin vrarë dje.

“Kemi një dëshirë që t’i shohim fëmijët tanë të gjallë, vetëm dje janë vrarë 16 fëmijë”

“Shtetasit tanë janë të motivuar, jemi duke luftuar për liri, po luftojmë që të shpëtojmë.

“Duam të jemi të barabartë para Evropës, sot jemi duke e shfaqur pikërisht këtë, pa ju Ukraina do të jetë e vetme, ne e kemi dëshmuar forcën tonë, dëshmojeni se jeni me ne”.

Përkthyesi i Parlamentit Evropian u emocionua teksa përkthente fjalët e Zelenskyy./Gazeta Enigma/

Related Articles